Avokati i njohur Saimir Vishaj, ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe është i intubuar në Spitalin e Traumës.
Sipas burimeve nga spitali, Vishaj është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pas dyshimeve se mund të ketë rënë nga shkallët.
Të lidhura
None found
Mjekët po i japin ndihmën e nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet kritike.
Pak muaj më parë, Vishaj lajmëroi se kishte kaluar një sëmundje të rëndë, e cila për pak i mori jetën.
Por tashmë është duke u përballur sërish me një tjetër betejë për jetë a vdekje.






