Avokati i Thaçit: Po tentohet të rishkruhet historia, qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes për procesin në Hagë

Pierre Prosper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ka tendencë të rishkruhet historia e Kosovës.

Komentet ai i bëri në një intervistë për Ekonomia Online, ku tha se një Gjykatë po gjykon popullin që vetë e ka krijuar.

Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së.

Në këto rrethana, Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. Ai kërkon që populli i Kosovës të ketë pronësi në këtë proces, duke u përfshirë, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës. Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i SHBA-së për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, duke pas një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare./albeu.com/