Avokati Elton Laska fton qytetarët në marshim: Drejtësi për Egli Progën!

Avokati Elton Laska ka njoftuar se ditën e hënë në orën 19:00 do të mbahet një marshim në sheshin Skënderbej duke kërkuar drejtësi për Egli Progën.

Në postimin e tij, ai shkruan se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësi Eglin.

“Bashkë për të mbrojtur të ardhmen tonë, bashkë për të kërkuar drejtësi për Eglin!

Marshojmë nesër në orën 19:30 Nga sheshi Skenderbej – Kryministria, kundër krimit që po shkatërron rendin dhe sigurinë publike, kundër manipulimit të provave nga policia e shtetit dhe drejtësia. Koha për të ngritur zërin dhe për të treguar se fuqia e popullit është më e madhe se e krimit”, shkruan Elton Laska.

Tentativa për të fshehur krimin

Ngjarja e rëndë fillimisht u tentua të fshihej, ku u raportua se babai i dy fëmijë Egli Proga kishte humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të alkoolit.

Pas publikimit të detajeve në media, reagoi edhe Policia e Pogradecit, duke arrestuar autorin Denis Mece, nga fshati Buçimas, si dhe tre të tjerë për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

Denis Mece është nipi i Valter Gorës, një ish-drejtor në poste të rëndësishme në Juglindje, i arrestuar për korrupsion dhe i përfshirë në shumë afera.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka urdhëruar hetim për Policinë e Korçës dhe komisariatin e Pogradecit, nëse ka patur apo jo tentativë për të fshehur ngjarjen.


Shtuar 19.08.2024 09:30