Avioni ushtarak amerikan me 4 persona në bord rrëzohet në veri të Norvegjisë

Një avion ushtarak amerikan me katër persona në bord është rrëzuar në veri të Norvegjisë mbrëmjen e së premtes.

Reuters raporton se bëhet fjalë për një avion V-22 Osprey, i cili po merrte pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Cold Response”.

Burime për Reuters bëjnë të ditur se moti ka qenë i keq në kohën kur avioni ka humbur kontaktet.

Fati i katër personave në bord nuk dihet./GazetaExpress/


Shtuar 19.03.2022 07:11