Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës.

“Një pjesë e madhe e vëllezërve dhe motrave që bashkohen sot me shtetësinë e re, janë nga Kosova dhe kanë shumë të freskët plagën dhe gjithë tragjedinë e luftës. Rëndësia për të pasur qytete progresive, qytete me mendje të hapur, qytete ku ne gjejmë arsyet që na bashkojnë, jo të shikojmë dallimet që kemi me njëri-tjetrin, janë qytetet e të ardhmes! Ndaj, më vjen mirë që sot, 22 shtetas të rinj i bashkohen qytetit tonë, shtetit tonë, edhe misionit tonë për një Shqipëri që bën progres, edhe për një vend që modernizohet dita ditës”, tha Erion Veliaj.


Shtuar 20.06.2022 18:06