“Audi” përplaset me “Fuoristradën” në Gramsh, plagosen dy shoferët

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Gramshit.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në kryqëzim.

Raportohet se një makinë tip” Audi” është përplasur me një fuoristradë, duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa  drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë.

Ende nuk bëhen me dije se cilat janë shkaqet e aksidentit, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë./Albeu.com./


Shtuar 17.03.2023 21:55