Astrit Hado: Rritja e pensioneve kërkon fonde, të cilat skema nuk i ka, indeksimi 4.1 % për ruajtjen e fuqisë blerëse

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, deklaroi sot se rritja e pensioneve kërkon fonde, të cilat skema nuk i ka.

Sipas tij, indeksimi prej 4.1% që ka kryer ISSH në muajin tetor nuk ishte rritje, por ishte indeksim për ruajtjen e fuqisë blerëse.

Të lidhura

None found

“Sot në botë ka disa mënyra indeksimi pensionesh që përfshin rritjen ekonomike në vend, inflacionin dhe indeksimin e pagave. Ne kemi zgjedhur këtë mënyrë, indeksin e ndryshimeve të çmimeve”, tha ai.

Kreu i ISSH-së, Hado theksoi më tej se shqetësimi publik dhe i ISSH, është që kemi kaluar nga risku i qëndrueshmërisë financiare të skemës në krahun që duhet të shikojmë te mjaftueshmëria e pensioneve.

Lufta ndaj informalitetit sipas tij, është një rrugë për përmirësimin e skemës.

Hado shpjegoi se nuk ka pasur rritje pensionesh në vitet e fundit, por indeksim dhe bonuse.

“Të paktën në 15 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë rritje pensionesh, vetëm indeksim, sepse dhe filozofia e pensionit kjo është, caktohet një herë dhe pastaj mirëmbahet fuqia blerëse e parasë”, tha ai.


Shtuar më 5.11.2024 08:39

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş