Asnjë vdekje dhe 7 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 12 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.292.

Deri tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi 2.256 persona. Aktualisht janë 171 raste aktive./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 15:07