Asnjë vdekje dhe 13 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19  dhe anjë vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 6 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016. Në total numri i rasteve aktive është 350

Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.  Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 28.12.2021 15:25