Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga 3529 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe atë: Shkup-2, Kumanopvë-2, Prilep-2, Gostivar-1, Ohër-1, Kriva Pallankë-1 dhe Kratovë 1 rast.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik bëhet e ditur se janë shëruar 18 pacientë dhe nuk është regjistruar asnjë viktimë./albeu.com


Shtuar 17.06.2021 14:52