Asnjë fjalë për Velipojën! Rama flet për mandatin e tij të deputetit: Nuk më ndan asgjë nga Vlora

Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve…”

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Ai zgjodhi që të dilte më herët nga mbledhja e cila filloi në orën 12:00.

Rama u bëri të ditur gazetarëve se do të largohet pasi ka një mbledhje me ministrinë e Brendshme dhe me drejtuesit e policisë. Në këtë mbledhje do të diskutohet për një fazë të re ristrukturimi.

‘Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve.

Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit.

Unë kam thirrur Ministrinë e brendshme dhe drejtuesit e policisë, për të lancuar një fazë të re të ristrukturimit, dhe është koha që ta përshpejtojmë me disa javë.’- tha Rama.

Gjatë kësaj fjale Rama nuk tha asnjë reagim mbi ngjarjen e rëndë në Velipojë ku u vranë 4 persona dhe u plagosën rëndë dy të tjerë pas një konflikti për cështje pronësie.  /albeu.com/


Shtuar 27.06.2021 13:43