Masakra me 4 viktima në Velipojë, flet mjeku për dy të mbijetuarit: Gjendja serioze!

Janë zbuluar detaje mbi gjendjen shëndetësore të dy të plagosurëve në Velipojë ku u vranë 4 persona pas një konflikti pronësie.

Alban Zeneli, drejtori i “Spitalit të Traumës” ka folur në lidhje me gjendjen e dy të plagosurve së ditës së sotme nga masakra e Velipojës.

Ai ka thënë se dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli janë jashtë rrezikut për jetën por që kanë dëmtime. Ferracaku ka dëmtime në krah dhe është në gjendje më të lehtë. Ndërsa 17 vjeçari Elmilind Dyli ka dëmtime serioze në këmbë.

Më heret u tha se 17-vjeçarit rrezikon ti pritet këmba por mjeku i mohoi këto zëra duke thënë se nuk është në atë gjendje sa ti pritet. Sipas mjekut, i mituri ka dëmtime në këmbë, plumb te kërci, dhe gju, pak në gjendje me serioze se Hasan Ferracaku.

 

 


Shtuar 27.06.2021 13:27