Asnjë ditë burg! Gjymtoi vajzën e re në aksidentin e frikshëm, djali i ish zv/drejtorit të Policisë së Tiranës ia hedh paq

Në një kohë kur aksidentet po marrin jetë njerëzish çdo ditë, një vendim i fundit i Gjykatës e shkallës së Parë ka habitur qytetarët shqiptarë.

Gjykata ka vendosur të nxjerrë nga burgu djalin e ish-zv. Drejtorit të Policisë pasi përplasi një vajzë të re në trotuar duke bërë që ajo të humbë këmbën.

I riu, Jehon Breçani, autori i aksidentit të frikshëm në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë ku iu pre këmba një të reja, tashmë ndodhet në shtëpi, shkruan abcnews.al.

Pavarësisht se vajza është tashmë e gjymtuar dhe mund të humbiste edhe jetën, i riu Jehon Breçani, nuk ka bërë asnjë ditë burg.

Burimet bëjnë me dije se ai është shtruar fillimisht në Spitalin e Traumës për t’u kuruar pas përplasjes së fortë dhe ndërkohë që shërohej, gjykata e shkallës së parë ndërroi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Aksidenti i të riut bëri bujë të madhe në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të forta nga qytetarët të cilët ndihen të pasigurt në rrugët e Shqipërisë, ku çdo ditë ndodhin aksidenti me viktima të pafajshëm dhe autorë të cilët nuk bëjnë asnjë ditë burg. /albeu.com/

 

 


Shtuar 29.06.2021 11:10