Artan Hoxha zbërthen incidentin në Elbasan: Grupet më të fuqishme kriminale veprojnë në këto 3 qytete

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar incidentin e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit mes militantëve të PD dhe PS. “Shqiptarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël nuk kemi alternativa. Ato kanë kapur sistemin dhe nuk lejojnë forcat e reja. Nuk ka fushatë pa para. Qëndrimet kaq përçarëse dhe antishtet nga kryeministri, presidenti apo opozita fusin konfliktin tek qytetarët. Zona atje do të ndahet, nëse hyhet në një zonë me flamur partie është nxitëse dhe s’kanë nevojë për një gjë të tillë. Një pjesë e mire e qytetarëve do e mbështetin opozitën vetëm për këtë gjë nëse nuk do të përfshihet në një situatë të tillë konflikti.

Një situatë e tillë i intereson qeverisë, pasi një gjë e tillë bën që të pavendosurit të thonë që të mbajnë këtë më mirë se me votuar një gjë të tillë. Po nëse të dy do të ndodhen në Fier dhe do të bëjnë të njëjtën gjë e dinë çfarë bëhet atje? Po nëse do të shkojnë në Shkodër? E parë vajtjen e fundit të kryeministrit ku u pastruan rrugicat sepse nuk dihet se çfarë reagimi do të ketë?

Fati i zgjedhjeve do të varet në Tiranë, Elbasan dhe Durrës jo vetëm nga numri i madh i mandateve, por dhe pasi në këto zona ka dhe grupet më të fuqishme të bandave të krimit. Nuk kanë dalë banditët kot, por u është kërkuar ndihmë nga partitë politike”, tha Hoxha në Abc News.

Marrëveshja PS-PD

Sipas Artan Hoxhës, dy forcat politike kanë rënë dakord që të mos sulmojnë njëra-tjetrën, por në rastin e Elbasanit kjo marrëveshje u prish.

“Shtabet e tyre në terren kanë bërë marrëveshje mos sulmimi të njëri- tjetrit. Të dy palët nuk do ti pengojnë, dhunojnë militanët e tyre, ndërsa ata operojnë gjatë fushatës në qytet. Deri tani është ndjekur ky rregull. Nuk ka ndodhur në asnjë moment që militantët të përplasen me njëri tjetrin. Ka qenë e dukshme si në asnjë zonë të Shqipërisë. Ka pasur momente kur është dhunuar një militant i PD dhe janë marrë masa menjëherë nga ata që i mbajnë nën kontroll. Kjo ka qenë marrëveshja.

Kur ka hyrë Basha dje nuk ka ndodhur gjë. Edhe kur ka hyrë Rama. Ndodhi kur doli. Mund të jetë një provokim? Janë bërë shumë militantë bashkë. Ata nuk e kanë ditur se kush është pas gardës. Ata mbra krijuan atë situatën dje.

Hoxha i bëri thirrje partive politike që të mbajnë duart larg nga bota e krimit.

“Në turmë ka dhe njerëz të armatosur, por nuk duhet që të harrojmë se janë dhe civilë, ndërsa njerëzit që vijnë nga bota e krimit nuk ka nevojë të jenë të armatosur ato me prezencën e tyre tregojnë liderit dhe kundërshtarit që janë aty. Unë u bëj thirrje forcave politike që të mbajnë sa më larg personazhet e krimit pasi ato sjellin vetëm kosto nuk sjellin më vota”, tha Hoxha.


Shtuar 15.03.2021 14:41