Si rrallëherë, Mc Kresha publikon të bijën dhe i emocionon të gjithë (FOTO LAJM)

Rreth një vit MC Kresha ka qëndruar në Kanada së bashku me partneren, Erzinës dhe vajzën e tyre.

Mesa duket  reperi është duke u kthyer në Kosovë me qëllim që të vizitojë familjarët e tij pasi i ati i Erzinës ka publikuar në Instagram një video ku reperi shihet me valixhe ku dhe përshëndetet më të bijën. Ky largim duket se ishte shumë i vështirë për artistin shqiptar pasi shihet se ai largohet dhe kthehet sërish për të përqafuar të voglën e tij.

   

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2019, MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë!

Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër të një vajze në qershor të vitit 2020.


Shtuar 15.03.2021 14:40