Artan Hoxha “plas” deklaratën e fortë: Talo Çelën mund ta kenë vrarë

Gazetari Investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kapje e Nuredin Dumanit nuk kishte qenë e rastësishme dhe se policia kishte pasur informacione të tjera për vendndodhjen e tij.

“Policia nuk e ka marrë rastësisht informacionin për vendndodhjen e Dumanit. Në gjithë këtë histori, stërmullari janë këta ekzekutorët. Këta nuk janë organizatë kriminale, por vrasës me pagesë të cilët marrin porositë dhe i kryejnë”– tha Hoxha.

Ndërsa më tej, Hoxha u shpreh se pas dëshmisë së Dumanit, ose më saktë që prej kapjes së tij, ekzistonte mundësia që i shpalluri në kërkim Talo Çela të mos gjendej më dhe as të mos kishte mundësi të dëshmonte, duke nënkuptuar kështu se mund të ishte ekzekutuar.

Artan Hoxha: Kam frikë se që prej kapjes së Nuredin Dumanit, Talo Çelën vështirë se do ta shohim më.

Spartak Koka: Kjo do të thotë se mund ta kenë vrarë?

Artan Hoxha: Me shumë mundësi po!


Shtuar 19.05.2022 21:56