Artan Hoxha: Edhe mua më kanë marrë peng

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” ku ka folur për krimin dhe drogën në vend, ka treguar që edhe atë e kanë marrë peng .

Hoxha ka treguar se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 1997.

“Sigurisht që më kanë marrë peng, kujton se kam shpëtuar… Më kanë marrë në ’97-ën, jo tani” tha ai. Po tani? “Tani është problem, kur del në televizor dhe bëhesh i njohur është problem. Gjatë vitit të kaluar një kolegia jonë tentoi të bëjë këtë gjë që bëj unë zakonisht, mirëpo bëri një gabim, u fut natën. Natën do filmosh me projektor. Vuri veten në rrezik, kameramanin sepse nuk filmohet natën dhe të nesërmen ata kapën televizionin dhe ajo video nuk doli. Çështja është të hysh e të dalësh pa e marrë vesh ata se po e morën vesh mbaron filmi. Mua më ka ndodhur një rast, kam hyrë në një zonë, kam gjetur një plantacion me 45 mijë rrënjë, s’kisha parë aq të madh. Ata kishin gjetur një rezervuar nga ato të Enverit dhe ruhej nga policia vetë. Nuk e dija që ishte aq e madhe. Informacionin ma dha një grup tjetër që se kishin lënë të kultivonte. Është shumë e rrezikshme ta bësh këtë” tha ai./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 21:49