Artan Grubi shpall fitore edhe në Haraçinë, Bogovinë, Tearcë dhe Zhelinë (FOTO LAJM)

Sekretari organizativ i BDI-së, Artan Grubi ka shpallur fitoren e partisë nga ku vjen edhe në tre komuna të tjera.

Në Facebook ai ka shkruar se edhe Haraçina, Bogovina, Tearca dhe Zhelina janë BDI.

Paraprakisht, fitoren në tre komuna të tjera ka shpallur edhe zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. Bëhet fjalë për komunën e Sarajit, Likovës dhe Pllasnicës.

 


Shtuar 17.10.2021 21:19