EMRAT/ Bëri sherr me klientët, kush janë 3 “të fortët” nga Tepelena që qëlluan me 20 plumba mbi biznesmenin 

Mëngjesin e sotëm ndodhi një atentat në Sarandë ku u plagos një biznesmen i njohur në këtë zonë dhe një kalimtar i rastit.

I plagosur mbeti Spiro Iljadhi dhe kalimtari Marin Jani, të cilët u dërguan me urgjencë drejt spitalit.

Pak orë nga ngjarja, policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët e kësaj ngjarje të rëndë.

Burimet për albeu.com bëjnë se autorët e shpallur në kërkim janë Andrea Çaushi, Visi Çaushi dhe Redjan Hadëri, tre të rinjtë nga Tepelena.

Tre djemtë janë nga Tepelena dhe kishin shkuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, për të festuar në ambientet e klubit, aktiviteti ka vijuar deri në 03:50, kur djemtë sipas policisë janë përplasur me armë zjarri me Spiro Iljadhin.

Nga të shtënat, u plagos biznesmeni dhe një kalimtar, Marin Jani.

NJOFTIMI I POLICISE:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J. Identifikohen dhe shpallen në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Sarandë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e sotëm, kanë bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar, shtetasit: A. C., 35 vjeç V. C., 33 vjeç (vëllezër) dhe R. H., 33 vjeç, të tre banues në Tepelenë.

Këta shtetas, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, Sarandë, në afërsi të një lokali, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasin S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe një kalimtar të rastit shtetasin M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasit S. I.

Nga ana e Policisë po punohet intensivisht për kapjen e tyre, vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale  “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentative e kryer në bashkëpunim dhe ‘Armëmbajtja pa leje'”, njofton Policia./albeu.com/

 

 


Shtuar 20.06.2021 13:08