Arrestohen 4 autorët e dyshuar për djegien e dy automjeteve në Korçë

Katër persona janë arrestuar në lidhje me dyshimet për djegien e dy automjeteve në Korcë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bazuar në këqyrjen e pamjeve filmike dhe provat e siguruara, dyshohet se personat e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr një automjet tip “BMW” në lagjen nr. 4, dhe një automjet tip “Benz” në lagjen nr. 14.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Vihen në pranga 4 autorët e dyshuar të djegies së 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Në vijim të veprimeve hetimore për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, djegien e 2 automjeteve, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjet nr. 4 dhe 14, Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 18 vjeç, dy shtetas 17 vjeç dhe një shtetas 16 vjeç, banues në Korçë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike dhe tërësia e provave të siguruara dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë djegur me zjarr, në lagjen nr. 4, automjetin tip “BMË” të shtetasit G. C., 20 vjeç, dhe në lagjen nr. 14, automjetin tip “Benz”, të shtetasit J. G., 18 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 19.03.2024 16:43

Tags: