Arrestimi i nënë e bir në Tiranë për vjedhjen e 120 mijë eurove, policia vijon hetimet: Gjenden rreth gjysmë milioni euro dhe florinj në banesën e tyre

Ditën e djeshme, policia arrestoi nënë e bir në Tiranë pasi kishin vjedhur në një banesë rreth 120 mijë euro.  Të arrestuarit janë Rozeta Dobri, 49 vjeçe dhe Havier Dobri., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Operacioni ka vijuar dhe ditën e sotme ku policia gjatë kontrollit në banesën e tyre ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com