Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, vjen reagimi i parë nga Papa Françesku

Papa Françesku ka vlerësuar armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit dhe u ka bërë thirrje katolikëve që të luten për paqen në Lindjen e Mesme

“Falënderoj Zotin për vendimin për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe aktet e dhunës dhe lutem për ndjekjen e rrugëve të dialogut dhe paqes” u tha papa ambasadorëve në Vatikan sot.

“Mundet që çdo komunitet t’i lutet Shpirtit të Shenjtë që Izraelitët dhe Palestinezët të gjejnë rrugën e dialogut dhe faljes, të jenë ndërtues të durueshëm të paqes dhe drejtësisë dhe të jenë të hapur, hap pas hapi, ndaj një shprese të përbashkët, për të bashkëjetuar midis vëllezërve dhe motrave, ” ai shtoi./albeu.com


Shtuar 21.05.2021 13:32