Armë, municione dhe kanabis në makinë, në pranga 27 vjeçari në Kavajë

Një 27 vjeçar ka rënë prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Kavajës, pasi akuzohet për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

I arrestuari është 27 vjeçari Françesko Moçi, banues në Kavajës.

Na bagazhin e mjetit tip “BMW” që drejtohej nga shtetari F.M janë gjetur dhe sekuestruar, një automatik , municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.Si rezultat i kontrolleve u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.Sekuestrohen një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe me lëndë narkotike me vete, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 27 vjeç, banues në Kavajë.

Shërbimet policore, gjatë patrullimit në lagjen nr. 1 Kavajë, kanë ndaluar mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin F. M. Gjatë kontrollit për sende të kundërligjshme, në bagazhin e mjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtuar 22.07.2021 13:38