Dyshime se ia blenë “shokët kriminelë”, SPAK i sekuestron prokurorit Sota makinën

SPAK ka sekuestruar një automjet të prokurorit të të Vlorës, Maksim Sota, pasi dyshohet se i është blerë nga trafikantët e drogës, në sajë të përgjimeve të dosjes së operacionit ”shpirti” ku u arrestuan dhjetra persona.

Prokurori Sota ka apeluar masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet mjeti i sekuestruar, ndërkohë që seanca do të mbahet më 27  korrik, ku apeli i GJKKO-së do vendosë nëse do ja kthejë apo jo mjetin.

Sipas burimeve nga Spak, mjeti i prokurorit është blerë nga trafikantët e drogës. Sipas SPAK-ut, prokurori Sota, mbështeste grupin kriminal ku i ndihmonte kur kishin probleme, dhe ndaj tij është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.

Gjithashtu, sipas dosjes hetimore thuhet se prokurori kishte bashkëjetues në shtëpinë me qira në Vlorë një nga trafikantët e drogës, i cili pasi u arrestua në Itali si dëshmitar i drejtësisë.

Gjithashtu po sipas dosjes trafikantët i kanë paguar edhe shtëpinë me qera ku Sota,  ka qëndruar me familjen në Roma të Italisë. Kujtojmë se disa ditë më parë vuri në lupë të gjithe pasuritë e të arrrsstuarve ne sajë të operacionit shpirti.


Shtuar 22.07.2021 13:24