Ardhja e Vuçiç “blindon” Elbasanin! Forcat e policisë marrin nën kontroll zonën e biznesit privat ku do të darkojnë tre nismëtarët e “Open Balkan”

Forcat e policisë në Elbasan kanë marrë nën kontroll ambientet e biznesit privat ku do të darkojnë Rama, Vuçiç dhe Zaev, në kuadër të nismës së Ballkanit të Hapur.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se ka një përqëndrim të madh efektivësh në zonat përreth, të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e takimit.

Ky përkushtim nga ana e forcave të rendit, vjen edhe pas protestave të paralajmëruara nga Sali Berisha për këtë çështje./albeu.com/