Apartamenti në Elbasan përfshihet në flakë, panik te banorët

Zjarri ka përfshirë një apartament në katin e 10-të në  lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan pranë shkollës “Sulë Harri”.

Flakët kanë shkaktuar panik te banorët e të gjithë pallatit.

Sipas burimeve për albeu.com, shkak është bërë një defekt në automat.

Në momentin e zjarrit në banesë kanë qënë dy persona, një i moshuar dhe një grua. Mbërritja e zjarrfikëses në kohë ka bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve. Vec dëmeve materiale fatmiresisht nuk ka patur persona të lënduar. Vec dy mjeteve të zjarrfikeses në vendngjarje mbërriti dhe policia e cila nisi hetimet për këtë rast.

Duket se shkëndijat elektrike dhe defektet në rrjet janë bërë shkak i djegijes së disa banesave në Elbasan. Kujtojmë se një ditë më parë një banesë u përfshi nga flakët në lagjen Kala./albeu.com/