Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka qenë sot e pranishme në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve nga USAID për autoritetet doganore, në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Gjatë fjalës së sa, Kim tha se ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit.
“Jam këtu për të theksuar se si ndihma e SHBA po e bën Ballkanin Perëndimor më të sigurt, më demokratik dhe më miqësor ndaj biznesit. Jo shumë kohë më parë kufijtë kanë qenë si mure, sidomos në këtë rajon, nën pretekstin e sigurisë kombëtare duke ndarë njerëzit, duke penguar tregtinë, besimin e ndërsjelltë.
Ndërsa sot qëndrojmë në një kufi që është jo vetëm më i sigurtë, por synon të sjellë njerëzit më pranë dhe të cojë përpara integrimin paqen dhe begatinë. Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në prag të anëtarësimit në BE, dhe ShBA e mbështet këtë qëllim.
Pajisjet e blera nga USAID do të sigurojnë që autoritetet doganore të arrijnë standarde më të larta në procedurat kufitare, lehtësimin e mjedisit për biznesin dhe kontrolleve për sigurinë.”, u shpreh ambasadorja Kim./albeu.com