Ambasadorja greke shkon në komisariatin e Vlorës, kërkon “llogari” për arrestimin e Fredi Belerit

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Konstantian Kamici sapo ka mbërritur në komisariatin e Vlorës për të kërkua informacion për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Kamici ka kërkuar të informohet nga drejtori i policisë mbi gjendjen e të ndaluarit, me arsyetimin se është qytetar grek. Ndërkohë ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i ka kërkuar Athinës zyrtare që mos të nxitohet e mos bëjër presione.

Xhaçka tha fillimisht duhet t’i lihet drejtësisë të hetohet si çështje, ndërsa u kërkon grekëve që të monitorojnë nga afër situatën pa presione.

Ndalimi i Belerit vjen disa ditë pas debateve politike në lidhje me një deklaratë të tij në një intervistë në mediat greke. Sipas kryeministrit Edi Rama, kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, ka deklaruar në mediat greke se “Beleri ka premtuar helenizimin e Himarës”.

Duke dënuar këtë deklaratë, kryeministri i kërkoi drejtuesve të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” Sali Berisha dhe Ilir Meta të tërheqë kandidaturën e Belerit. Vetë kandidati opozitar reagoi duke thënë se nuk ka bërë kurrë një deklaratë të tillë. Pas ndalimit të Belerit, Ministria e Jashtme greke reagoi duke deklaruar se ka udhëzuar ambasadoren e Greqisë në Tiranë të zhvillojë një takim në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për të kërkuar informacione për këtë ngjarje.

Përballë Belerit në Himarë garon kandidati i Partisë Socialiste, Gjergji Goro, kryetari aktual i kësaj bashkie në jug të Shqipërisë. Beleri kishte njoftuar në rrjetet sociale një takim pasditen e sotme për të përmbyllkur fushatën zgjedhore

/albeu.com/


Shtuar 12.05.2023 15:04