Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua sot me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Mësohet se takimi i tyre u fokusua tek rëndësia e bashkëpunimit në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe luftën kundër krimit.
Të lidhura
None found
Në postimin e Ambasadës shkruhet se, bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike
“Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE. Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u takua me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela, për të diskutuar rëndësinë e bashkëpunimit të fortë ndërinstitucional në ofrimin e drejtësisë për qytetarët dhe në luftën kundër krimit.
Gjatë takimit u rikonfirmua gjithashtu mbështetja për sistemin e prokurorisë në të gjitha nivelet, përfshirë asistencën për Sistemin e Menaxhimit të Çështjeve, me mirëkuptimin e përbashkët se drejtësia dhe lufta kundër krimit fillojnë nga një sistem i fortë dhe funksional.
Bashkëpunimi i ngushtë me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbetet thelbësor për të garantuar llogaridhënie dhe standarde të larta etike”, shkruhet në postimin e tyre.
