Ambasadori Alastair King-Smith pas takimit me Celibashin: Miratoni Reformën Zgjedhore para zgjedhjeve të përgjithshme

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, pas takimit të zhvilluar me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi, ka bërë thirrje që të përshpejtohet miratimi i Reformës Zgjedhore, me përfshirjen e të gjitha palëve politike.

Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë  së  Bashkuar për Komisionin. Ambasadori bëri thirrje për të miratuar Reformën Zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare, përfshirë  rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të  gjitha perspektivat politike duhet të  përfshihen në debatin mbi Reformën Zgjedhore”.

“Mikprita sot në KQZ Shqiperi, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë Alastair King-Smith me të cilin biseduam mbi reformën zgjedhore dhe çështjet që duhet të adresohen sipas vlerësimit të KQZ si votimi nga jashtë, financimi i partive dhe fushatave zgjedhore, financimi i palëve të treta, fushata në median online dhe rrjetet sociale, krimet zgjedhore, depolitizimi dhe trajnimi i administratës zgjedhore. Falenderova Ambasadorin King-Smith për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KQZ dhe vijimin e projekteve të përbashkëta të bashkëpunimit”, tha nga ana tjetër Celibashi.