Alibeaj takohet me ambasadoren Yuri Kim, çfarë u diskutua

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Postimi i Plotë nga Alibeaj:

Sot zhvillova një takim të frytshëm pune me Ambasadoren e ShBA në Tiranë Zonjën Yuri Kim.
Njsja e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat e reja gjatë kësaj periudhe ishin në qendër të bisedës. Disa nga çështjet kryesore ishin përmirësimi i legjislacionit në fuqi, reforma administrative – territoriale dhe ecuria e Grupit Parlamentar të PD-së.

E falenderova zonjën Kim për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik të Iranit.

E sigurova se PD i është mirënjohëse ShBA-ve që përgjatë gjithë historisë së re dhe të vjetër të vendit tonë, ka patur mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës!

Shtuar 16.09.2022 15:14