Ditën e djeshme, Alda Nikolli, në një intervistë për TCH, ka bërë deklarata të forta për Nuredin Dumanin. Pasi iu shpërthye dera e shtëpisë ku jetonte me qira bashkë me të motrën Xhovana, Alda Nikolli ka akuzuar bashkëpunëtorin e SPAK, Nuredin Dumani si përgjegjësin e vendosjes së lëndës plasë në apartament.
E reja ka rrëfyer se me Nuredin Dumanin, është njohur nëpërmjet të dashurit të motrës së saj Gjovana Nikolli, Amarildo Xhanej, po ashtu i dyshuar si vrasës me pagesë, pasi të dy ndodhen në burgun 313 në Tiranë.
Por gjërat sipas Alda Nikollit, ndryshuan pasi e dashura e Nuredin Dumanit, Mirjeta Avdiu, zbuloi lidhjen mes tyre.
Alda, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Dumani i kishte treguar për vrasjet e bëra në gjakftohtësi nga ai, por edhe për p*rdhunimin e një vajze, e cila më pas i ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur.
“Më tregonte për ato vrasjet që kishte bërë me gjakftohtësinë më të madhe, më tregonte për atë vajzën që kishte p*rdhunuar dhe që ishte hedhur para makinës dhe kishte vdekur, e shumë gjëra të tjera”, tha Alda Nikolli.