Albina Kelmendi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja dhe partneri i saj, Valon Vataj, kanë mirëpritur një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Trim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Valon Vataj, i cili ka publikuar në Instagram fotografinë e të porsalindurit, duke ndarë edhe emocionet e tij për ardhjen në jetë të djalit.
Të lidhura
None found
Krahas fotos, ai ka shkruar një urim për të voglin, duke e mirëpritur në familje dhe duke u lutur për shëndetin dhe të ardhmen e tij.
“Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!”, shkruan Valoni në postimin e tij.

Albina Kelmendi dhe Valon Vataj e kishin bërë publik lajmin për shtatzëninë në muajin prill. Në atë kohë, çifti nuk kishte zbuluar gjininë e fëmijës, ndërsa postimi i tyre me një zemër blu kishte nxitur aludimet e ndjekësve.
Tashmë, çifti ka ndarë me publikun lajmin e ardhjes në jetë të djalit dhe emrin e tij: Trim Vataj.
