Alarmohen familjarët dhe kujdestarët, zhduken dy adoleshentet në Tiranë

Dy adoleshente, 18 dhe 17 vjeç janë zhdukur në Tiranë. Denoncimin për 18-vjeçaren e ka bërë nëna e saj, ndërsa për 17-vjeçaren e ka bërë një punonjëse e qendrës “SOS”.

Policia bën me dije se po punohet për gjetjen e tyre.

“Më datë 05.01.2022, shtetasja B. B., 40 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më vajza e saj, shtetasja E. B., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja P. B., 24 vjeçe, punonjëse në “SOS”, ka kallëzuar se është larguar nga qendra dhe nuk është kthyer një shtetase e mitur 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Më datë 05.01.2022, shtetasja S. Q., 33 vjeçe, ka kallëzuar se në rrugën “Joklin Persi”, i kanë vjedhur mjetin tip “BMË”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 6.01.2022 11:38