Gjykata e Posaçme lënë të lirë Arben Spahiun dhe Arsen Precin, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK për ndryshim të masës së sigurisë.
Të dy ata janë arrestuar si të dyshuar nga prokuroria e Elbasanit për sigurim kushtesh për të kryer vrasje, e armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh, për rastin e gjetjes së armëve te ish-fabrika e konservimit në lagje Emin Matraxhiu me 18 shkurt të këtij viti.
Armët u gjetën brenda një automjeti BMË X6, çelësat e të cilit u gjetën në një kazan plehrash pas njoftimit të një rojeje, mjet që ishte vjedhur në Shkodër disa ditë më pare.
Ndërkohë, dy personat e sipërpërmendur kanë njohje me Erjon Alibej.
Arben Spahiu është kunati i tij. Erjon Alibej është kreu i një grupi kriminal që urdhëronte vrasje me pagese. Kundërshtarët e tij janë vëllezërit Franc e Hajdar Çopja, të cilët janë me bazë në Dubai.
Kujtojmë që përplasja mes grupeve Alibej dhe Çopja ka shkaktuar shumë viktima. Konfliktet filluan për prishjen e pazareve të drogës në Britaninë e Madhe.