Aksion i beftë në Sarandë, arrestime dhe kontrolle në banesat e zyrtarëve

Një aksion i beftë është zhvilluarv mbrëmjen e kësaj të hëne në Sarandë,

Sipas informacioneve të BalkanWeb, operacioni po zhvillohet për ekzekutimin e disa urdhër arresteve ndaj zyrtareve të administratës.

Raportohet se janë arrestuar disa persona.

Policia po kryen veç arresteve, edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve.

Nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.