Aksident tragjik në Itali: Vdes shqiptarja, plagosen dy të tjerë

Një grua shqiptare humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur orët e vona të së shtunës në provincën e Matera-s, në Itali.

Aksidenti tragjik ndodhi në zonën e Bernalda. Makina në të cilën udhëtonte një familje shqiptare humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rruge, në rrethana ende të paqarta.

Ndërkohë dy persona të tjerë, mes tyre edhe një djalë mbetën të plagosur dhe u dërguan me urgjencë në spital. Mësohet se familja shqiptare punonte në një prej fushave të Basilicata.


Shtuar 7.06.2021 10:16