Aksident tragjik në Bulqizë! Ndërron jetë 30-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bulqizë.

Bulqizë/informacion paraprak

Me datë 29.06.2021, në orët e para të mëngjesit shtetasi D. GJ., 30 vjeç,  banues Krastë Martanesh, duke drejtuar automjetin tip ‘Mitsubish’ në aksin rural Ballejë-Krastë ka humbur kontrolin e mjetit duke dalë  nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 29.06.2021 08:17