Mësohen 4 çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës, kryesorja Brazil-Kili (FOTO LAJM)

Ka përfunduar faza e grupeve që u zhvillua në Kupën e Amerikës.

Tetë Kombëtare që u renditën në pozitat një, dy, tre dhe katër nga grupi A, respektivisht B kanë siguruar kalimin në çerekfinale.

Kësisoj, janë mësuar edhe të gjitha çiftet çerekfinale, me ndeshjen më interesante që është mes Brazilit dhe Kilit.

Të gjitha çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës:

Argjentina – Ekuador

Uruguai – Kolumbi

Brazil – Kili

Peru – Paraguai

Ndeshja e parë që do zhvillohet është mes Perusë dhe Paraguait, me saktësisht me 2 korrik 2021.


Shtuar 29.06.2021 08:19