Aksident tragjik/ Autobusi del nga rruga dhe shpërthen në flakë, humbin jetën 28 persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Balochistan të Pakistanit në zonën e Ëasuk, ku 28 persona humbën jetën dhe 20 të tjerë mbetën të plagosur, pasi  një autobus doli nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ëasuk, kur autobusi ishte duke udhëtuar nga Keta në Terbat.

Sipas të dhënave fillestare, autobusit i ka shpërthyer goma dhe për këtë arsye ai doli nga rruga dhe u përmbys, duke marrë më pas flakë.


Shtuar 29.05.2024 09:11