Aksident rrugor në Fier, plagosen një person

Një aksident është regjistruar orët e fundit në qytetin e Fierit, ku një automjet është përplasur me një automjet tjetër të parkuar. Shoferi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’u larguar është përplasur me një mjet tjetër.

Si pasojë e kësaj, drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier. Ai ka marrë ndihmën e specializuar mjekore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj ai do të shoqërohet drejt komisariatit. Polica po heton më shumë mbi rastin.

Të lidhura

None found


Shtuar më 8.04.2026 22:48

Tags: ,