Tre persona kanë mbetur të plagosur pas daljes së një automjeti nga rruga në bypass-in Mbrostar–Levan, në afërsi të Spitalit Memorial të Fierit.
Automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga Indrit Shyti, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë, drejtuesi dhe dy pasagjerët e tij kanë pësuar dëmtime.
Të lidhura
None found
Të plagosurit janë dërguar me autoambulancë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë trajtimin mjekësor. Indrit Shyti, i cili ka pësuar dëmtime më të rënda, ndodhet në sallën e operacionit.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor kanë shkuar në vendin e aksidentit, ku po kujdesen për menaxhimin e situatës dhe lirimin e kolonës së automjeteve të krijuar pas ngjarjes.
Ndërkohë, grupi i ekspertëve të kriminalistikës po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
