ARRSH njofton kufizime të trafikut në Kashar për tri net: Si do të devijohet qarkullimi

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se qarkullimi në aksin Tiranë–Durrës do të pësojë kufizime të përkohshme për shkak të punimeve që po zhvillohen në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë–Durrës (Faza III)”.

Ndërhyrja lidhet me vendosjen e trarëve metalikë në pjesën qendrore të mbikalimit të ri të Kasharit. Punimet do të zhvillohen më 1, 2 dhe 3 shtator 2026, çdo natë nga ora 23:00 deri në 05:00, kohë gjatë së cilës do të bllokohen përkohësisht korsitë në të dyja drejtimet, Tiranë–Durrës dhe Durrës–Tiranë.

Të lidhura

None found

Sipas skemës së përcaktuar nga ARRSH, gjatë këtij orari qarkullimi do të administrohet përmes devijimeve të mëposhtme.

Në drejtimin Tiranë–Durrës, automjetet do të kalojnë nëpërmjet rampës së përkohshme që të çon drejt Rinasit dhe më pas do të vijojnë në rrugën dytësore. Hyrja sërish në autostradë do të bëhet përmes rrugës së Rinasit dhe rampës përkatëse në drejtim të Durrësit.

Kamionët dhe automjetet e tjera të rënda do të devijohen që në nyjën “Casa Italia”, për të vijuar udhëtimin në rrugën dytësore.

Për mjetet që lëvizin në drejtimin Durrës–Tiranë, devijimi do të kryhet përmes mbikalimit Kashar–Thumanë. Ato do të ndjekin rrugën dytësore në anën e majtë dhe do të rikthehen në autostradë pasi të kenë kaluar mbikalimin e Kasharit.

Automjetet që kanë si destinacion Rinasin, Shkodrën ose Kosovën do të orientohen që në mbikalimin e autostradës Kashar–Thumanë, për të vazhduar më pas në drejtimin përkatës.

Gjatë gjithë kohës së punimeve do të vendoset sinjalistikë e përkohshme rrugore. Drejtuesve të mjeteve u kërkohet të respektojnë sinjalet dhe udhëzimet e personelit që do të kujdeset për menaxhimin e trafikut.

ARRSH u kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për kufizimet e përkohshme. Gjithashtu, rekomandohet që udhëtimet të planifikohen paraprakisht dhe, kur është e mundur, të shmanget ky segment gjatë orarit të punimeve.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisana kelimejojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetana kelimejojobetGrandPashabet TürkiyeHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetmarsbahis