Aksident në Rrugën e Kombit, raportohet për disa të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Rrëshen-Rubik, pjesë e Rrugës së Kombit.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa njëra është përmbysur në mes të rrugës.

Për pasojë, disa persona kanë mbetur të lënduar.

Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë shkuar në vendin e aksidentit për të sqaruar rrethanat.


Shtuar 29.10.2023 14:18