Aksident në Pogradec-Qafë Thanë, mjeti i shkon drejt trafikndarëses

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në të Linit.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë është përplasur me trafikndarësen, e cila ka depërtuat mes për mes makinës.

Nga aksident nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 28.11.2022 16:43