Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje këmbësoren

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë.

Policia bën me dije se, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës./albeu.com


Shtuar 15.09.2021 12:42