Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Plug.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Feti Rramanaj, 76 vjeç teksa ka qenë duke udhëtuar dhe ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në tokat bujqësore.
Për pasojë, ai ka mbetur i plagosur, teksa është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.