Aksident në Librazhd, një grua përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Librazhd, në Murrsh. Mësohet se nga aksidenti, ku dyshohet se janë përfshirë disa makina, ka mbetur e lënduar një grua e cila është transportuar në spital.

Burime bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë qenë shpejtësia e lartë e mjeteve dhe shiu.