Aksident në Korçë/ Makina përplaset me motorin, një i plagosur

Këtë të enjte rreth orës 12:30, një aksident është regjistruar në Korçë, ku një makinë është përplasur me motorin, ndërsa një persona ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në lagjen nr. 18 Korçë.

Korçë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 12:30, në lagjen nr. 18 Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasen O. M., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin T. B.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar në këmbë drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 18.07.2024 13:24