Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çermës” ku një motomjet ka dalë nga rruga.
Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, R.Q, 43 vjeç dhe pasagjeri B.D, 37 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.